Kosova rrezikon të përballet me grevë të përgjithshme sindikale në muajin shtator, për shkak të vonesës së Qeverisë në draftimin e Ligjit të Pagave. E kjo pritet të ndodh në kohën kur vendi po përballet me shumë probleme; inflacionin, ikjen masive të popullsisë drejt vendeve perëndimore – sidomos të mjekëve dhe interesimin e vogël për t’u regjistruar në universitete publike.
Projektligji i Pagave në Sektorin Publik nuk u miratua në Kuvend gjatë muajit mars, ashtu siç ishte premtuar nga Qeveria Kurti. Në programin legjislativ ishte paraparë që ky projektligj të trajtohet me 30 mars 2022. Por, nuk ndodhi ashtu.
As pas gati katër muajsh, Qeveria nuk e ka gati këtë projektligj dhe ende nuk dihet se kur do të bëhet publik.
Këtë vonesë Qeveria po e arsyeton duke thënë se Ligji në fjalë është shumë kompleks dhe se po tentojnë strukturimin e tij sa më përshtatshëm me kërkesat që dalin prej tij nga njëra anë dhe kapacitetet buxhetore nga ana tjetër.
Në një përgjigje për Telegrafin, nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë thënë se projektligji ndodhet në fazën përmbyllëse nga ana e ekzekutivit për të dalë në shqyrtim publik së shpejti.
“Bazuar në dinamikën që është duke u punuar, besojmë që nuk do të vonohet edhe shumë dhe pasi të jetë tërësisht i gatshëm do të dalë në konsultime publike”, thuhet në përgjigjen e tyre.
“Në Kuvend do të dalë pasi që të kalohen të gjitha fazat, siç e parasheh legjislacioni në Kosovë për hartimin e ligjeve”.
Për këtë çështje sot është deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili në një konferencë për media ka thënë se janë duke punuar që ta finalizojnë sa më shpejtë Projektligjin e Pagave dhe ta nxjerrin pastaj për diskutim publik.
“Projektligji për pagat nuk është shtyrë për vitin e ardhshëm. Përkundrazi, jemi duke punuar që ta finalizojmë dhe sa më shpejtë ta nxjerrin në diskutim publik”, është shprehur kreu i ekzekutivi.
Sindikalistët në Kosovë kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme, pasi pretendojnë se Qeveria e Kosovës nuk po i përfill kërkesat e tyre e as nuk po i fton në takim për të diskutuar rreth Ligjit të Pagave.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, ka bërë ditur se që nga shtatori çerdhet, shkollat, universitetet, por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë do të jenë në grevë të përgjithshme.
Ai ka thënë se kërkesat e tyre janë 100 euro shtesë në paga, derisa ka shtuar me 10 gusht do të mbajnë edhe një mbledhje e jashtëzakonshme me kryesinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
Telegrafi ka dërguar pyetje në Qeveri për t’i pyetur nëse do t’i ftojnë në takim sindikalistët, por nuk ka pranuar përgjigje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën