Pasagjerët e trenit në Skoci u përballën me vonesa dhe anulime të mëdha gjatë orës së pikut të së hënës në mbrëmje, pasi një mjellmë u gjet në linjën e stacionit hekurudhor më të ngarkuar të vendit.

Zogu u zbulua në Glasgow Central rreth orës 17:49, tha Network Rail. Operatori hekurudhor tha se "po merrej me një mjellmë në shinat e stacionit të nivelit të lartë Glasgow Central.


Shërbimet për në/nga stacioni po ndërpriten, por trenat ende lëvizin me shpejtësi të reduktuar, transmeton Telegrafi.

"Kemi një ekip reagimi në vend në Glasgow Central që punon për të ndihmuar në nxjerrjen e mjellmës nga shinat sa më shpejt të jetë e mundur", u tha ndwr tjera.

Menjëherë pas orës 18:00, Network Rail publikoi një fotografi të ‘personit’ që shkelte ligjin, të cilin e quajti "fajtor", duke u thënë pasagjerëve se ekipet e saj po "punonin për të mbajtur shërbimet në lëvizje dhe për ta larguar mjellmën nga rreziku".

Në orën 18:30, ScotRail tha se zogu ishte larguar dhe, deri në orën 21:42, tha se ndërprerja e shkaktuar prej tij kishte mbaruar.

"Lajm i mirë, mjellma është zhvendosur dhe tani është larg hekurudhës në mënyrë të sigurt", postoi ofruesi i transportit në X.

"Është pak i shqetësuar, por po shërohet mirë. Faleminderit për durimin tuaj, ne e vlerësojmë vërtet. Po punojmë për të rikthyer ekuipazhin dhe njësitë në pozicion, me shërbimet që tani rifillojnë normalisht", u tha ndër tjera. /Telegrafi/