LAJMI I FUNDIT:

Volocopter e ka krijuar taksin autonom fluturues që mund të “rezervohet” me telefon të zgjuar

Volocopter e ka krijuar taksin autonom fluturues që mund të “rezervohet” me telefon të zgjuar

Taksi i parë fluturues nga Volocopter, e ka realizuar me sukses fluturimin e parë urban, më 14 shtator në Mercedes-Benz Museum në Shtutgart të Gjermanisë.

Qëllimi i kompanisë që merret me krijimin e makinave për lëvizshmëri ajrore, është që nëpërmjet “taksive ajrorë” ta bëjë transportin urban të sigurt, të qetë dhe pa ndotje nga gazrat, transmeton Telegrafi.


Për këtë taksi fluturues, Daimler ishte investitori i parë, që kontribuoi me 27 milionë euro në vitin 2017, derisa rreth 50 milionë euro u grumbulluan gjatë këtij viti me ndihmën e Geely, raporton Verge.

VoloCity do të bëhet makina e parë komerciale e licencuar e Volocopter, që mund të akomodojë dy persona dhe të ofrojë bagazh për çantat e dorës. Me autonomi prej 35 kilometrave, mund të lëvizë me shpejtësi deri në 110 kilometra në orë.

Lëvizja e 18 motorëve të fluturakes, transmeton Telegrafi, mundësohen nga nëntë bateri që mund të ndërrohen brenda pesë minutave, për të shmangur nevojën e ndërprerjes së fluturimit.

Prodhuesi pretendon se është edhe shumë i qetë, sepse 19 motorët e tij, funksionojnë në një “brez të frekuencës së ngushtë”, që bënë zhurmë dy herë më të lartë, se një rotor i vetëm.

Deri në fund të vitit, Velocopter planifikon ta hapë një “VeloPort” në Singapor, që do të funksionojë si një aeroport, ku udhëtarët do të qëndrojnë në hapësirat e brendshme, derisa presin të nisen. Do të ketë edhe një qendër operimesh, si dhe pjesën ku këto makina ajrore do të mirëmbahen.

Në fotografitë e mëposhtme, mund të shihni se si do të dukej në një të ardhme, sikur të funksionojë si duhet lëvizshmëria ajrore.

Fluturimin e parë zyrtar, ky taksi fluturues e bëri në Mercedes-Benz Museum në Shtutgard të Gjermanisë

Për të filluar investimi në këtë taksi ajror, Daimler dhuroi 50 milionë euro, derisa fondi grubulloi deri në 50 milionë me ndihmën e Geely

Volocopter bëri histori gjatë vitit 2011, pasi arriti që me sistemin elektrik të bëjë ngritje vertikale dhe të aterronte nën drejtimin e pilotit

Fluturakja VoloCity, do të bëhet makina e parë komerciale e Volocopter

Sipas prodhuesit, ky taksi fluturues, është produkt i mbi 1,000 testeve të suksesshme në ajër

Volocity mund të akomodojë dy persona, si dhe ka hapësirë për çantat e dorës

Me autonomi prej 35 kilometrash, mund të arrijë shpejtësi deri në 110 kilometra në orë

“VoloCity është Volocopteri ynë më i fuqishëm. Ky është rezultat i të dhënave nga testimet, që i kemi kryer gjatë viteve të fundit”, ka thënë drejtuesit i Volocopter, Florian Reuter

“Me Volocopter do të hapim rrugët e para komerciale ajrore dhe të sjellim në jetë Urban Air Mobility”, ka shtuar ai

Njëjtë sikur Uber dhe Lyft, klientët mund të kërkojnë shërbimet e tij nëpërmjet telefonit të zgjuar

Ka sistem asistente dhe mbi 100 procesorë për stabilitet dhe kontroll. Nëse piloti e humb kontrollin, fluturakja sërish vazhdon të qëndrojë në të njëjtin pozicion

Nëse në 75 metra lartësi, dëgjohet sikur një helikopter i vogël në 500 metra lartësi

I ka nëntë bateri, që i furnizojnë 18 motorë

Kompania gjithashtu pretendon se VoloCopter plotëson kërkesat e standardit të certifikimit të Agjensisë së Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian

Autoriteti i Rrugëve dhe Transportit në Dubai, nënshkroi një kontratë me kompaninë gjermane Volocopter më 2017, që i mundëson të testojë këto makina fluturuese

Në trend Auto

Më shumë
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto
Tesla shkarkon ekipin e saj të marketingut vetëm disa muaj pas krijimit

Tesla shkarkon ekipin e saj të marketingut vetëm disa muaj pas krijimit

Auto
Kalo në kategori