LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen tregon anën e mirë të kompanisë, ndezi dritat e makinës së re elektrike (Video)

Volkswagen tregon anën e mirë të kompanisë, ndezi dritat e makinës së re elektrike (Video)

Imazhe të makinës së re, nga linja e prodhimit ID

Kompania gjermane Volkswagen, është ndër më të mëdhatë dhe të suksesshmet në botë, megjithatë i ka dy gjëra prapa vetës, si lëkundjet e ndryshme gjatë historisë dhe mundësitë që të mbrohet nga lajmet jo të mira, transmeton Telegrafi.


Që nga lidhjet e partinë Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, deri te skandali Dieselgate, Volkswagen ka ditur të nxjerrë më të mirën nga lajmet negative.

Në reklamën e fundit, ku tregoi anën e mire të kompanisë, ndezi dritat e reja të makinës së re elektrike, ia doli ta bënte pikërisht këtë.

Inxhinieri që hyn në studio, ndërpret radion që jepte lajme për skandalin Dieselgate, ndërsa nisë të skiconte, një makinë të re, derisa ka përballë si inspirim një Volkswagenl Bus.

Kënga “Sound of Silence” nga Simon and Gefunkel dëgjohej në sfond, derisa ai vazhdonte të skiconte, atë që në fund o ndez si makinë elektirke, të gatshme për prodhim.

Reklama përfundon me shënimin se “në errësirë, kemi gjetur dritën” pa dhënë ndonjë mesazh konkret lidhur me këtë material.

Disa e kanë komentuar këtë, si kërkim falje e Volkswagen ndaj konsumatorëve dhe entuziastëve lidhur me Dieselgate, teksa kjo mbetet të kuptohet vet nga secili shikues. /Telegrafi/