LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen sjellë zëvendësin e Beetle

Volkswagen sjellë zëvendësin e Beetle

Sigurisht se do të jetë, një crossover i fuqishëm

Ishte në prodhim për 80 vjet, mirëpo Beetle më në fund është larguar përgjithmonë, andaj Volkswagen do të sjellë zëvendësin e modelit klasik, transmeton Telegrafi.


I fundit që doli nga prodhimi, në Pueblo të Meksikës, do të vendoset në një muze, që ndodhet në të njëjtin qytet. Tani që Beetle është larguar, do të fillojë prodhimi i një modeli që është i ngjashëm me Tiguan dhe me Tharu që shitej vetëm në Kinë.

Steffe Reichen është drejtuesja e kësaj kompanie meksikane, që ka thënë se Beetle zëvendësohet nga një crossover i fuqishëm dhe shumë modern.

“Do ta përshtatim modelin kinez, për tregun tonë. Versioni ynë, do të jetë më i fortë dhe i egër se sa ai që shitet në Kinë” ka thënë Reichen.

Me përmasa të njëjta 2.6 metra gjatësi, 1.8 metra gjerësi dhe 1.6 metra lartësi, versioni ri i Tharu që e zëvendëson Beetle, do të jetë shumë më agresiv dhe me teknologji më të mirë. /Telegrafi/