LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen pranon ofertat e para për veturat elektrike

Volkswagen pranon ofertat e para për veturat elektrike

Ndonëse tashmë jemi mësuar me rritjen e çmimeve të veturave, madje edhe me faktin që ato elektrike janë ende të shtrenjta, disi dyshojmë se e keni pritur një çmim të tillë nga anëtari më i ri i familjes ID.

Volkswagen ka bërë të ditur se klientët do të mund të porositin vetura të tilla nga data 20 maj (e premte).


Modeli i nivelit fillestar me pesë vende dhe Pro-nivel ofrohet në tregun gjerman me një çmim prej 64.581 euro. Dërgesat e para do të pasojnë në vjeshtë.

Ka edhe një lajm të mirë – çmimi i lartcekur subvencionohet prej jo më pak se 7500 euro në Gjermani. Kështu, çmimi fillestar zbret në 56,606 euro.

Ju kujtojmë, është një version me bateri 82 kWh dhe një makinë me një motor elektrik 204 kuaj/fuqi.

Çmimi i përmendur përfshin pajisje të pasura standarde, por jo rrota aliazhi deri në 20 inç në diametër, drita matrice LED me shirit të ndriçuar, dritat e pasme LED dhe pa priza shtesë USB-C. /Telegrafi/