LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen ndryshon logon, njofton se si ajo do të duket tani

Volkswagen ndryshon logon, njofton se si ajo do të duket tani

Volkswagen do të përdorë panairin në Frankfurt për të zbuluar zyrtarisht një logo të re.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesi i veturave me bazë në Wolfsburg gjithashtu ka filluar përdorimin e logos në fushatën e saj të reklamave Hello Light, por dizajni i ri do të shfaqet pak më ndryshe në vetura.

Logoja e re, më dy-dimensionale do të zëvendësojë atë që u prezantua në vitin 2000, e cila paraqiti një sipërfaqe tre-dimensionale.

Logoja e re është më e afërt me versionin e pasluftës – ndryshimi më i madh do të jetë një unazë më e trashë e jashtme.

Me vetëm dy ngjyra kryesore, logoja e re mund të duket më e ashpër, duke marrë parasysh nuancat e ndryshme të ngjyrës blu që logoja në dalje kishte shfaqur.

Supozohet se Golfi i gjeneratës së tetë do të jetë automjeti i parë i prodhuar që paraqitet me logon e re. /Telegrafi/