LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen mund ta prezantojë edhe njëherë modelin Beetle (Foto)

Volkswagen mund ta prezantojë edhe njëherë modelin Beetle (Foto)

Madje, mund të arrijë para se të prezantohet Beetle tërësisht elektrik.

Tashmë është konfirmuar se Volkswagen do ta largojë përfundimisht nga prodhimi modelin Beetle, pas kësaj gjenerate, apo ta zëvendësojë me diçka tjetër para se ta ketë larguar përfundimisht, transmeton Telegrafi.


Duke pasur parasysh modelet e fundit nga kjo linjë e prodhimit, të gjitha shenjat tregojnë se mund të zëvendësohet me një sedan tërësisht elektrik. Beentle Dune dhe #Pink Beetle ishin shumë të pëlqyera, andaj pritet që VW ta kthejë në jetë edhe njëherë këtë model, para se ta ketë larguar përgjithmonë.

Green Car ka gjetur se Magneti Marelli që prodhon pajisje për Volkswagen, ka aplikuar për patentën e një takometri të ri për Beetle. Kjo pjesë është e ngjashme, me atë që gjendet te e-Golf, andaj mund të thuhet se mund të kemi të bëjmë me një Beetle hibrid.

Ende nuk dihet se cilin model do ta shfrytëzojë Volkswagen në këtë hibrid, por konsiderohet se më së shumti i përshtaten pjesët nga Jetta apo Audi A3 e-tron. Aplikimi tregon se testimi i takometrit është kryer me sukses gjatë muajit maj, andaj këtë Beetle mund ta shohim shumë shpejtë. /Telegrafi/