LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen me kamerë të mahnitshme, filmon në errësirë deri në 130 metra (Foto)

Volkswagen me kamerë të mahnitshme, filmon në errësirë deri në 130 metra (Foto)

Pamje të pastra dhe sistem alarmi, në kamerën e mahnitshme që mund ta shohim në Touareg SUV

Shumica e veturave moderne, janë të pajisura me kamerë që filmojnë edhe natën, por Volkswagen e ka perfeksionuar në masë të madhe këtë aspekt, transmeton Telegrafi. Prodhuesi gjerman ka krijuar kamerën që mbledhë pamje termale dhe ofron filmim deri në 130 metra, duke mundësuar të shihen pastër njerëzit dhe kafshët.


Teknologjia punon me anë të rrezeve infra të kuqe, të cilat mbledhin nxehtësinë që lëshojnë trupat. Për dallim prej pajisjeve të njëjta, ky vepron shumë më shpejtë në alarmimin e shoferit. Kur gjithçka është në rregull, njerëzit dhe kafshët kanë ngjyrë të verdhë, ndërsa sfondi është bardh e zi. Po që se ata nisen për në rrugën ko do kalojë vetura, do marrin ngjyrë të kuqe.

Kamera do të lëshojë edhe sinjal me tingull, ndërsa mund të nisë ta frenojë veturën, derisa e ndalon në tërësi. Sipas të gjitha gjasave, këtë teknologji Volkswagen e ka rezervuar për Touger SUV që lansohet gjatë vitit që vjen. /Telegrafi/