LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen ID Buggy do të hyjë në prodhim brenda dy viteve (Foto)

Volkswagen ID Buggy do të hyjë në prodhim brenda dy viteve (Foto)

Lansohet me çmim të njëjtë sa kushton Golf i ri

Në mesin e shumë makinave elektrike në Geneva Motor Show, Volkswagen ID Buggy është modeli më atraktiv, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi gjerman e ka rikthyer këtë makinë klasike, me një bateri të fuqishme litiumi me 62 kWh, si dhe motor në pjesën e pasme që prodhon 201 kuaj fuqi.

Me anatomi prej 250 kilometra, ky EV shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 7.2 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të fiksuar në 160 kilometra. Të gjithë do donin ta kishin në pronësi, por ID Buggy është ende në fazë të konceptit.

Megjithatë nuk duhet pritur edhe aq gjatë, pasi zyrtarë nga Volkswagen njoftuan se do të hyjë në prodhim brenda dy viteve, pa treguar datën e lansimit.

Në anën tjetër, është thënë se do të ketë çmimin e njëjtë sa një Golf i ri, që nuk pritet të jetë shumë i lartë. /Telegrafi/