LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen Golt GTI i ri, do të ketë dukje shumë të mirë kur të lansohet së shpejti

Volkswagen Golt GTI i ri, do të ketë dukje shumë të mirë kur të lansohet së shpejti

Ia ka vlejtur pritjes së gjatë, për këtë model të ri

Të gjithë ata që kanë pritur me padurim për gjeneratën e tetë të Golf, më në fund e kanë një lajm të mirë, transmeton Telegrafi. Pas disa shtyrjeve, është mësuar se Volkswagen i ka bërë të gjitha përgatitjet, që ta lansojë Golf GTI të ri gjatë muajit tetor.


Më e mira e kësaj, është se do të ketë dukje shumë të mirë kur të lansohet së shpejti, së paku bazuar në imazhet që janë siguruar nga reporterët, që e fotografuan derisa ishte duke u testuar.

Në krahasim me modelin aktual, në modelin e ka pjesa e përparme është shumë më e madhe, ka linja shumë më agresive, rrotat janë edhe më të mëdha, derisa në pjesën e pasme janë dy gypa për nxjerrjen e gazrave. Detajet tjera i ka mbuluar shtresa e kamuflazhit, mirëpo megjithatë vërehet se ka stil shumë sportiv.

Shpejtësia që do të arrijë vazhdon të mbetet mister, derisa besohet se në Volkswagen Golf GTI të ri, do të jetë motori që arrin deri në 300 kuaj fuqi. /Telegrafi/