LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen Golf Mk2 me 509 kuaj-fuqi, “nxjerr bishën” në Nurburgring

Volkswagen Golf Mk2 me 509 kuaj-fuqi, “nxjerr bishën” në Nurburgring

Në pjesë të caktuara të botës, modeli i Volkswagen Golf është vetura më e popullarizuar, në veçanti në lindje të Evropës ku ka shumë gjenerata duke filluar nga e para, dyta e treta…

Por kjo nuk është për t’u habitur nëse merret parasysh besueshmëria e Golfit, megjithatë në rajonet tjera adhuruesit e kësaj veture i modifikojnë duke i bërë që të arrijnë deri në 509 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.


Në një projekt është punuar në të plot 18 vite, kurse vetura ka një motor tejet të fuqishëm. Në të është investuar shumë, punuar me finesë nga frenat e deri te detajet më të vogla.

Vetura duke sikurse çdo model hatchback i modifikuar, e fuqinë motorike një person e testoi në Nurburgring.

Këtë veturë e vë në lëvizje motor 2 litërsh 16v ABF nga Golfi i gjeneratës së tretë, brenda të cilit janë kryer shumë modifikime. /Telegrafi/