LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen Golf GTI duket sikur të ishte vizatuar

Volkswagen Golf GTI duket sikur të ishte vizatuar

Volkswagen Golf GTI Mk4 ndoshta nuk është hatchbacku më mbresëlënës i kohës së tij, por brendi më i ri gjerman i modës HoëDeep e ka shndërruar në “kryevepër” falë ndërhyrje unike që i ka bërë në të.

Golfi i veçantë ka më shumë për qëllim promovimin e koleksionit më të ri të veshjeve nga brendi How Deep, transmeton Telegrafi.


E tërë karroceria është lyer me nuancë kaltër-gjelbër, ku më pas është bërë një lloj grafike e zezë e inspiruar nga revistat.

Grafika është dizajnuar në atë formë që të ndjekë çdo linjë të veturës. Falë atyre linjave e bënë të duket sikur është duke lëvizur me shpejtësi të madhe, pavarësisht se nuk lëviz dhe është i ndalur – duke krijuar një iluzion optik.

Fellnet aerodinamike me kapakët Rotiform dhe të lyer ngjashëm sikurse karroceria, e bën këtë GTI të duket më agresive. /Telegrafi/