Vokshi ndahet me Hajvalinë

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë lojtari për Zërin, duke thënë se e ka mbyllur aventurën të skuadra e Hajvalisë dhe se po pret oferta nga klubet tjera.
“Me Hajvalinë definitivisht jemi ndarë, ndërsa për të reja ende nuk ka asgjë. Nuk e kam ndërmend të ngutem këto ditë do të iki në pushim dhe posa të kthehem nga atje, ngadalë do t’i shikoj të gjitha ofertat dhe pastaj do të vendos. Nuk e kam ndërmend të ngutem për të gjetur ekip”, ka thënë Vokshi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/06/2013



















































