Vodhi nga muzeu Porsche 930 Turbo që kushton 250 mijë dollarë, amerikani e regjistron me dokumente false

Të zotërosh një Porsche 930 Turbo origjinale është një ëndërr për shumë njerëz dhe çmimet e larta e bëjnë atë gjithnjë e më të papërballueshëm.
Megjithatë, Daniel Boyce nga Florida vendosi për një veprim radikal për të realizuar ëndrrën e tij, transmeton Telegrafi.
Në vend që të kursente para ose të merrte hua, Boyce hartoi një plan dhe vodhi një njësi të përsosur të një Porsche 930 Turbo 250 mijë dollarësh nga një muze, më pas e regjistroi atë si një 911 krejtësisht të ndryshme duke përdorur dokumentet e veturës së shkatërruar më shumë se dy dekada më parë.
Gjatë vjedhjes, Boyce zhvendosi shtatë vetura në muzeun e veturave klasike Sarasota. për të arritur te një Porsche 930 Turbo e vitit 1977.
Punonjësit e muzeut e “ndihmuan” në një farë mënyre, sepse i lanë çelësat në coupe metalike ngjyrë kafe. Policia mbërriti në muze të njëjtën mbrëmje pasi ra alarmi, por nuk pa asgjë të pazakontë.
Mirëpo, pasoi një telefonatë e dytë dhe më pas policët gjetën shenja në derë dhe vunë re se një veturë mungonte.
Porsche i vjedhur është regjistruar nga kamerat e vëzhgimit në orën 05:14, por më pas veturës i kanë humbur të gjitha gjurmët.
Disa ditë më vonë, muzeu mori një informacion se Boyce ishte parë me një Porsche gri në një magazinë. Hetimi zbuloi se 36-vjeçari kishte regjistruar Porsche-n kafe në Triton Engineering duke përdorur numrin e shasisë së një 911 tjetër që u shkatërrua 23 vjet më parë dhe u shit për skrap në Kaliforni.
Fatura e shitjes, dokumenti i regjistrimit të Maine, letra e verifikimit të odometrit dhe dokumentet e tjera të përdorura për regjistrimin e Porsche-s u gjetën të rreme dhe Boyce ishte i përfshirë në mashtrim.
Ai u arrestua pasi nuk u paraqit pas një akuze për vjedhje dhe kur policia mori një urdhër kontrolli në celularin e tij, u zbulua një foto e veturës së vjedhur, së bashku me numrin e njësisë së ruajtjes. Në këtë mënyrë efektivët e policisë arritën të gjenin veturën. Boyce është aktualisht në burg ndërsa policia po heton. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamjet e para të Audi A6 të ri

Audi po ndryshon strategjinë e emërtimit - çfarë do të thotë kjo?

Ja pse tarifat e Trump mund ta bëjnë sigurimin e makinës edhe më të shtrenjtë në 2025 në SHBA

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Shitjet e Teslas pothuajse përgjysmohen në Evropë

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe