Vodhi 18 palë këpucë, 15 shishe alkooli e gjësende tjera - arrestohet shtetasi i huaj në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”, të cilën dyshohet ta ketë kryer gjatë intervalit kohor 20:00–07:14.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ka vjedhur në një lokal një telefon mobil, një laptop, 18 palë këpucë, 5 çanta si dhe 15 shishe me pije alkoolike.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































