Vodhi 1100 euro, arrestohet i dyshuari në Prishtinë


Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur rreth 1100 euro në kasafortën e një lokali në Prishtinë.
Policia e Kosovës njofton se i njëjti kishte thyer kasafortën e lokalit me datën 23 të muajit korrik, dhe nga aty ka marrë 1100 euro para të gatshme.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Nga
Telegrafi
04/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































