Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për një vjedhje të rëndë që ndodhi në një kioskë në rrugën "Kral Petri" në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit, persona të panjohur hynë me forcë në objekt dhe vodhën 141 paketa cigare dhe një shumë parash me vlerë rreth 4,700 euro.


Pas një hetimi të shpejtë, njësitë policore identifikuan dhe arrestuan dy të dyshuarit: E.H., 44 vjeç, mashkull, dhe S.M., 39 vjeç, femër.

“Të njëjtit janë arrestuar në qytetin e Mitrovicës së Veriut, ku gjatë kontrollit në lokacionin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 141 pako (boksa) me cigare, të cilat dyshohen se janë të vjedhura”, thuhet në njoftim.

Të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të Prokurorit, ndërsa ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për veprën “vjedhje e rëndë”.

Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë të sigurojë rendin dhe ligjin, duke u angazhuar që çdo shkelës të marrë përgjegjësinë ligjore dhe të mbrojë sigurinë e qytetarëve. /Telegrafi/