LAJMI I FUNDIT:

Vodhën 30 milionë dollarë nga kasafortat në mbarë botën, gjithçka ndodhi si nëpër filma – por treshja përfunduan në prangat e agjentëve të FBI-së

Vodhën 30 milionë dollarë nga kasafortat në mbarë botën, gjithçka ndodhi si nëpër filma – por treshja përfunduan në prangat e agjentëve të FBI-së

Tre meshkuj nga Nju Jorku akuzohen për vjedhjen e mbi 30 milionë dollarëve “kesh” apo para të thata, por edhe gjësende tjera me vlerë, transmeton Telegrafi.

Gjithçka u realizua falë kamerave të “ndërtuara” mirë në skemën e mashtrimit dhe shpëlarjes së parave – përkatësisht përmes kamerave spiunuese janë “futur” nëpër kasafortat e bankave në tërë botën.


Ministria e Drejtësisë ka ngritur padi kundër Val Cooper, 56-vjeç, Alex Levin, 52, e Gari Smith, 49-vjeç – për shkak të shpëlarjes së parave, bashkëngjitjes në shkeljen e Aktit të udhëtimit – pasi që kanë vjedhur një shumë të majme të parave nga kasaforta gjatë periudhës mars 2015 e deri në tetor të 2019.

Disa prej bankave që janë plaçkitur gjenden në Ukrainë, Rusi, Maqedoninë e Veriut, Moldavi, Letoni, Uzbekistan dhe Azerbajxhan, e ato ishin cak për shkak të sistemit të dobët të sigurisë, përfshirë mbikëqyrjen e dobët me video në hapësira të caktuara.

Cooper ishte lideri i këtij grupi, derisa Levin përdori llogaritë e tij bankare në SHBA, për të blerë pajisjet e sofistikuara për mbikëqyrje me video.

“Ato çfarë rëndojnë mbi ata ngjajnë me skenat e filmave të Hollywood-it, Hajnat kanë përdorur pajisje të sofistikuara për t’u futur në sistemin e sigurisë së bankave, kurse gjurmët e tyre i kanë mbuluar duke shpëlarë paratë nëpër bankat amerikane. Megjithatë falë FBI-së dhe partnerëve tanë të jashtëm, këta kriminelë pritet të ballafaqohen me drejtësinë”, ka thënë William Swiny nga FBI.

Dokumentet e gjykatave tregojnë se ky grup kishte për cak ato banka me sisteme të dobëta protokollare të sigurisë. Prezantoheshin si klientë që kishin nevojë për bisedë me drejtorin, për të pasur qasje në hapësirat që do t’ju shërbenin si cak.

Për t’u futur brenda, me ndihmën e kamerave speciale, disa prej të cilave përdoren edhe për qëllime medicinale, fotografonin brendësinë e kasafortave dhe dorezën e derës.

Sikur kjo të mos u mjaftonte, shumëzonin çelësat bazuar nga video pamjet – kështu hapnin kasafortat e huaja. E në mesin e mallrave të vjedhura, gjenden përveç parave edhe shufra të floririt, e stoli tjera ari… E pasi kryhej vjedhja, treshja largoheshin nga ky shtet.

Kjo skemë e mashtrimit ka zgjatur disa vite, e përfshinte edhe policë lokalë e zyrtarë tjerë që i ndihmonin t’i shmangeshin arrestimeve

Megjithatë, nuk arritën t’i shmangen policisë së Nju Jorkut, e agjentët e FBI-së që kanë bastisur shtëpinë e Cooperit ku janë gjetur çelësat e kasafortave pa numër identifikues, para dhe stoli.

Në një depo të Cooperit në Brooklyn janë gjetur edhe kamerat. Cooper dhe Levin janë të njohur për autoritetet e sigurisë.

Levin në vitin 2002 ishte gjykuar për mashtrim me bursa në vlerë prej rreth 100 milionë dollarëve, që udhëhiqeshin nga bashkëpunëtorët e Coza Nostras dhe grupet e tjera kriminale ruse.

E Cooper ishte dënuar për vjedhje në vitin 1986 në kohën e Bashkimit Sovjetik. /Telegrafi/