LAJMI I FUNDIT:

Vllahiu: Haradinaj po e kthen Kosovën në binarë (Video)

Vllahiu: Haradinaj po e kthen Kosovën në binarë (Video)
-->

Zëdhënësi i Qeverisë, Arbër Vllahiu në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për punën e Qeverisë Haradinaj, programin e qeverisës dhe çështjet madhore siç janë Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, FSK-në dhe shumë çështje tjera.

Vllahiu ka thënë se kryeministri Haradinaj e ka gjetur Kosovën jashtë binarëve.

“Vendi kishte një tremujorësh pa institucione, dhe pas kësaj neve erdhëm me një pozicion ku u vendos një dinamikë krejt tjetër, dinamikë e fortë në shërbim të qytetarit. Dinamika e këtill ishte që Kosovën ta vendos në binarë dhe t’ia kthej perspektivën”, ka thënë Vllahiu.

Ai shtoi se në kryeministri Haradinaj që nga dita e parë e punës së tij ka qenë në terren me problemet e qytetarëve.

Vllahiu ka shtuar se një nga problemet që ka zgjidhur kryeministri Haradinaj është furnizim me energji këtë dimër.

“Kosova nuk hyn në krizë energjetike këtë dimër, gjë me të cilën kanë pasur të përballen qytetarët. Kryeministri po i zgjidh çështjet një nga një, po e forcon Kosovën në aspektin e brendshëm duke e përgatitur për rrugën euroatlantike”, tha Vllahiu.

Vllahiu mes tjerash ka theksuar se me formimin e komisionit të ri për Demarkacion, kryeministri Haradinaj ka dashur ta zhbllokojë një proces që po e mban pengë Kosovën për liberalizimin e vizave.

“Qëllimi kryesor ka qenë që të zhbllokohet procesi, dhe që procesi i liberalizimit të jetë procesi i parë i cili duhet të zgjidhet”, u shpreh Vllahiu.

Sipas tij, duhet të priten gjetjet e komisionit dhe të shihet se cilat do të jenë hapat e mëtutjeshëm. /Telegrafi/