Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila do të hyjë në fuqi që nga 1 shkurti. Sipas saj, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.
Për valutat të tjera, BQK ka vendosur të përdoren “vetëm si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitete të këmbimit valutor”.
Lidhur me këtë vendim, Portali Dukagjini ka biseduar me ekonomistët e vendit, si Mustafë Kadriaj dhe Jakup Bellaqën.
Jakup Bellaqa e ka përshëndetur pozitivisht vendimin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës, pasi përdorimi i dinarit i ka shkaktuar dëme me miliona euro në ekonominë e vendit dhe buxhetin e shtetit.
“Me aplikimin e valutës euro, në prill të vitit 2002, si mjet pagese kjo ka ndikuar pozitivisht në ekonominë e Kosovës për shumë arsye që proceset ekonomike të rrjedhin më lehtë dhe në rrjedhën e ekonomisë së tregut, sepse euro është valute e fortë konvertibile dhe ndërkombëtare, ku të gjitha pagesat për produkte, shërbime për lëndë të para dhe të tjera të kryhen pa shpenzime administrative në konvertim në valutën tjetër dhe transaksionet, kontratat për shitblerje nga vendet e rajonit kanë siguri që të kryhen në më se të partnerëve afariste.
Ndërsa, sa i përket qarkullimit të dinarit të Serbisë, në disa komuna ku dominon minoriteti serb, po ndodh për shkak të mos shtrirjes se sovranitetit ekonomik në këto komuna që janë në veri të Kosovës, ku kjo është edhe në kundërshtim edhe me kushtetutën e Kosovës, në nenin 1 paragrafin 11, se në vendin tonë duhet të qarkullojë vetëm një valute si mjet pagese”, ka deklaruar Bellaqa.
Ekonomisti Mustafë Kadriaj është shprehur se vendimi i BQK-së është lajm i mirë dhe uron që të implementohet pasi do të ketë efekt politik dhe ekonomik.
“Kur them politik vlerësoj që Kosova po e shtrin sovranitetin e vet në tërë territorin për faktin që aq sa ke autoritet po aq ke sovranitet, pra tani e tutje Kosova po e shtrin sovranitetin e vet në pjesën veriore dhe në përgjithësi në vendet e banuara me popullsi serbe. Ndërsa, efekti ekonomik është edhe më i theksuar për faktin që do të ndikojë në arkën e shtetit dhe në të bërit ekonomi në përgjithësi, po ashtu do të shuhet ai korridor i evazionit fiskal dhe ekonomik, njëherësh duke i larguar nga vetja Kosova epitetin si një pikë e zezë ose e përhimët në të bërit ekonomi.
Pra, si përparësi është pjesa politike dhe ekonomike, ndërsa si sfidë është implementimi, por duke qenë dëshmitar, vlerësoj që qytetarët serbë në Kosovë kanë filluar të kuptojnë realitetin si te regjistrimi i veturave e të ngjashme, por vlerësoj që organet e sigurisë dhe organet relevantë në përgjithësi duhet të jenë vigjilente që ku do që haset në valuta jo euro të trajtohen si jolegale dhe duke i përballur me ligjet në fuqi dilerët apo kushdo qoftë që punon me valuta tjera pa marrë parasysh”, ka thënë Kadriaj.
Ndërsa, ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka thënë se përdorimi i dinarit në disa komuna të Kosovës me shumicë serbe ka qenë antikushtetues dhe ilegal, si dhe është përdorur nga serbët lokalë për metoda e qëllime të ndryshme.
“Që nga paslufta sfidë për Kosovën ka qenë qarkullimi i valutës serbe, dinarit në disa komuna të Kosovës me shumicë serbe. Përdorimi i dinarit ka qenë antikushtetues dhe ilegal dhe është përdorur nga serbët lokalë në mënyra të ndryshme”, ka thënë Mehmeti për Radio Dukagjinin.
“Në vitin 1999, marka gjermane (DEM) u bë monedha e lejuar për përdorim në Kosovë. Rregullorja 1999/04 dhe Udhëzimi Administrativ pasues 1999/02, të dyja të nxjerra në vitin 1999, e miratuan markën gjermane si mjet pagese për llogaritë dhe pagesat zyrtare. Konvertimi nga marka gjermane në euro u formalizua përmes direktivës se lëshuar nga UNMIK-u me numër 2001/24. Në bazë të nenit 11 të Kushtetutës së Kosovës, Kosova përdor vetëm një valutë, ndërsa sipas nenit 17 të ligjit,ë të BQK-së, kjo e fundit ka të drejtë të këmbejë monedha dhe kartëmonedha të euros”, ka shtuar Mehmeti.
Nga Forumi i Davosit reagoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ai tha se do të bisedojë me përfaqësuesit ndërkombëtarë me shpresë se do të hasë në mirëkuptim.
“Bëhet fjalë për ndërprerjen e dialogut dhe dëbimin e popullatës serbe nga Kosova dhe Metohia dhe ky është thelbi. Ata le të thonë si po e kuptojnë këtë, nuk mund unë të flas në emër të tyre, por besoj se janë të vetëdijshëm për pasojat, dhe mendoj, dhe shpresoj që deri te kjo nuk do të vije, ‘se do të ndihmojnë’”, ka deklaruar Vuçiqi.
Nga viti 2002, Kosova ka adoptuar euron si valutë të saj, por krahas saj, në vendbanimet serbe është përdorur edhe dinari. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe