LAJMI I FUNDIT:

Vlerësohet bashkëpunimi i sistemit prokurorial të Kosovës me EULEX-in

Vlerësohet bashkëpunimi i sistemit prokurorial të Kosovës me EULEX-in

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar për aktivitetet e sistemit prokurorial në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, në këtë takim ka prezantuar aktivitetet, planet dhe angazhimet tjera të sistemit prokurorial të Kosovës në ngritjen e vazhdueshme të efikasitetit të këtij sistemi në periudhën e pandemisë aktuale të Covid-19. Maloku tha së Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes politikave të veta të mandatuara, në vazhdimësi angazhohet në ngritjen e kapaciteteve profesionale të sistemit prokurorial me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin për media.


Shefi i EULEX-it, Wigemark, tha se institucioni që ai drejton është i përkushtuar për të mbështetur sistemin prokurorial të Kosovës përmes këshillave dhe rekomandimeve për të forcuar këtë sistem.

“Në të njëjtin takim u diskutua gjithashtu se si të forcohet efektiviteti, transparenca dhe llogaridhënia e sistemit prokurorial dhe mundësia e ndihmës së EULEX-it në këtë drejtim. Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit vlerësuan së bashkëpunimi ndërinstitucional është shumë i rëndësishëm, andaj edhe shprehen gatishmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori