LAJMI I FUNDIT:

Vlera sentimentale, Kanye West blen shtëpinë ku është rritur

Vlera sentimentale, Kanye West blen shtëpinë ku është rritur
Kanye West dhe nëna e tij, Donda West (Foto: Vince Bucci/Getty Images/Guliver)

Kanye West e ka blerë shtëpinë e tij të fëmijërisë në lagjen South Shore të Chicagos, vetëm disa ditë pasi revista Forbes njoftoi se ai është bërë miliarder (me pasuri prej 1.26 miliard dollarë).

Reporteri i patundshmërive, Dennis Rodkin, ka thënë për WGN9 se reperi ka paguar rreth 225.000 dollarë (207.660) euro për blerjen e pronës dhe do t’i nevojiten rreth 60.000 dollarë (55.380 euro) të tjera për ta rinovuar.

Prona në të kaluarën ishte blerë nga një organizatë bamirëse e lidhur me West, por 43-vjeçari i ka shkëputur lidhjet me të që nga mosmarrëveshjet me shokun e fëmijërisë, reperin Rhymefest.


Shtëpia e fëmijërisë së Kanye West (Foto: Instagram/kanyewest)

Organizata bamirëse, ‘Donda’s House’, e emëruar sipas nënës së tij të ndjerë (e cila vdiq në nëntor 2007, si pasojë e komplikimeve nga një procedurë kozmetike) e kishte blerë shtëpinë në vitin 2016 me planin për ta shndërruar në një ambient arti për të rinjtë e rrezikuar.

Por, që nga prishja e raporteve të dy reperëve, këto plane nuk u realizuan, ndërsa Rhymefest kishte mbetur si një lloj drejtori artistik i shtëpisë.

Nëna e West, e cila ka qenë profesoreshë e Gjuhës Angleze në Universitetin Shtetëror të Chicagos, e kishte riblerë shtëpinë në vitet e tetëdhjeta, ndërsa e kishte shitur sërish në vitin 2004. /Telegrafi/

(Foto: Vince Bucci/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori