LAJMI I FUNDIT:

Vlera rialit iranian bie në nivele rekorde

Vlera rialit iranian bie në nivele rekorde

Vlera e valutës së Iranit ka rënë në nivele rekorde kundrejt dollarit amerikan, derisa protestat kundër Qeverisë kanë hyrë në muajin e pestë.

Një bllokadë në ringjallje të marrëveshjes bërthamore – të cilën Teherani e ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015 – e ka dëmtuar, po ashtu, valutën iraniane.


Tregtarët në Teheran i kanë këmbyer 600 mijë rialë për një dollar amerikan të dielën, pasi valuta është dobësuar përtej 500 mijë rialëve.

Në këtë periudhë të vitit 2015, 32 mijë rialë janë këmbyer për një dollar amerikan, pasi Iranit iu patën hequr sanksionet ndërkombëtare, në këmbim të kufizimit të aktivitetit bërthamor.

Qendra e Statistikave të Iranit ka thënë javën e kaluar se shkalla e inflacionit ka arritur në 53.4 për qind në muajin janar. Në janar të vitit 2021, kjo shifër ka shkuar në 41.4 për qind.

Irani është përballur me protesta mbarëkombëtare prej muajit shtator të vitit të kaluar.

Protestat kanë shpërthyer pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, sa ka qenë në mbajtje nga policia e moralit, nën supozimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë. /REL/