LAJMI I FUNDIT:

Vlera kredive të garantuara arrin në 50 milionë euro

Vlera kredive të garantuara arrin në 50 milionë euro

Në fund të javës së kaluar vlera e përgjithshme e kredive të miratuara nga bankat partnere ka arritur vlerën prej 50 milionë eurove, ndërsa vlera e garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka arritur në 24.3 milionë euro shpërndarë në 1,363 kredi.

“Një rezultat i tillë i përcjellë me efektet pozitive për ndërmarrësinë dhe ekonominë si qasje në financa, investime të reja, rritje e qarkullimit, mbajtje apo rritje e punësimit, dëshmojnë atributin e Fondit si një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e zhvillimit ekonomik”, thuhet në njoftimin e FKGK-së, përcjell Telegrafi.


Në fund, Fondi tregon se ka arritur marrëveshje me pothuaj të gjitha bankat në Kosovë, duke përfshirë Bankën Ekonomike, Bankën Kombëtare Tregtare, Bankën për Biznes, NLB Bank, ProCredit Bank, Raiffaisen Bank dhe TEB Bank. /Telegrafi/