LAJMI I FUNDIT:

Vlera e Reddit shkon në tre miliardë dollarë

Vlera e Reddit shkon në tre miliardë dollarë
Co-Founder and Executive Chair of Reddit, and Partner at Y Combinator, Alexis Ohanian (L) and co-editor at TechCrunch, Alexia Tsotsis appear onstage during TechCrunch Disrupt NY 2015 - Day 3 at The Manhattan Center on May 6, 2015 in New York City. (Photo by Noam Galai/Getty Images for TechCrunch/Guliver)

Reddit apo që njihet ndryshe si “faqja e parë e internetit” është pranë një raundi të ri financimi prej 150 deri në 300 milionë dollarë që nga 2006 që njihet si viti i themelimit.

Sipas TechCrunch, investitori do të jetë gjiganti Tencent dhe ky investim do të dërgojë vlerën e Reddit në mbi tre miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.


Aktualisht është shtëpia e 300 milionë përdoruesve aktivë në muaj dhe 150 mijë subredditeve, ku një vit më parë Reddit numëronte mbi 350 punëtorë.

Gjatë vitit të kaluar, kompania gjeneroi 100 milionë dollarë të ardhura ndërsa në fund të 2018-së dhe kishte shënuar 1.4 miliard shikime videosh në muaj.

Në korrik të 2017-së, Reddit mblodhi 200 milionë dollarë të ardhura dhe vlerësohej me 1.8 miliard dollarë. /Telegrafi/