LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani: LDK kurrë më me PDK-në

Vjosa Osmani: LDK kurrë më me PDK-në

Vjosa Osmani kandidate për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u ka bërë thirrje sot qytetarëve të lagjes Dardania në Prishtinë, që t’i besojnë LDK-së, pasi me ajo do të sjellë ndryshimin dhe swrish u zotua se LDK nuk bënë më koalicion me PDK-në.

Vjosa Osmani u kthye sot në lagjen ku ka jetuar për 15 vjet me familjen e saj, në Dardani të Prishtinës. Në një tubim me qytetar, ajo u kërkoi atyre që të besojnë në të, duke u thënë se asnjëherë nuk e ka tradhtuar besimin qytetar.


“Dua të zotohem edhe njëherë para kësaj lagje që e kam ec çdo ditë për 15 vjet, LDK kurrë më me PDK-në, LDK kurrë më me të korruptuarit”, tha Osmani.

Osmani tha se është detyrë patriotike të rrisin mirëqenien qytetare, e jo të tregojnë muskuj.

“Detyrë patriotike sot është jo me i tregu muskujt, detyrë patriotike sot është me krijuar një vend pune, detyrë patriotike sot është me ju dhënë shpresë të rinjve, detyrë patriotike sot është nënat mos me pas probleme financiare me rrite fëmijët, sidomos ne vitin e parë”, tha Osmani.

Kandidatja e LDK-së për kryeministër të Kosovës, tha se banorët e Prishtinës e dinë më së miri se kush ka keqqeverisur, kush i ka mashtruar dhe kush e ka degraduar shtetin.

“E tash këto vite nga keqqeverisja e aty që po dëshmohen që janë në shërbim të të korruptuarve dhe ka ardhur koha që t’u themi të gjithëve lamtumirë. Atyre që keqqeverisën në nivel qendror, edhe atyre që nuk bënë asgjë për Prishtinën, e nuk po bëjnë asgjë për Prishtinën në nivel lokal. E mënyra më e mirë për ta bërë ketë është duke bërë ndryshimin historik me 6 tetor”, tha ajo.

Osmani tha se Dardania dhe njerëzit e Dardanisë i janë ndihmuar të ndërtojë personalitetin e saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori