LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i inxhinieres shqiptare Mira Murati pas rikthimit të Sam Altman në OpenAI

Vjen reagimi i inxhinieres shqiptare Mira Murati pas rikthimit të Sam Altman në OpenAI

Inxhinierja shqiptare Mira Murati që mban pozitën Shefes së Teknologjisë në kompaninë e OpenAI ka bërë një reagim në rrjetin social X, pas rikthimit të Sam Altman në pozitën e CEO-s.

Murati, e cila udhëhoqi projektet sikurse ChatGPT dhe DALL-E, ka shpërndarë një postim të OpenAI ku bën të ditur kthimin e Altman dhe bashkangjitur postimit ka vendosur një emoji të zemrës; duke mirëpritur vendimin, transmeton Telegrafi.


Inxhinierja shqiptare ishte përndryshe një kritike e zëshme e shkarkimit të Altman nga pozita e CEO-s, derisa pati bërë një postim në rrjetin social X duke thënë se kompania nuk është asgjë pa njerëzit e saj.

Sam Altman do të kthehet si CEO i OpenAI, më pak se një javë pasi u largua nga bordi
Lexo po ashtu Sam Altman do të kthehet si CEO i OpenAI, më pak se një javë pasi u largua nga bordi

Qindra punëtorë të OpenAI gjithashtu patën kërcënuar se do të largoheshin nga kompania në qoftë se nuk do të kthehej Altman.

Në OpenAI do të kthehet edhe ish-presidenti i kompanisë Greg Brockman, i cili dha dorëheqje pas kaosit që filloi të premten.

Ndërkaq një video që u shpërnda në rrjetin social X në formë të një meme shpërfaq rikthimin e treshes së njohur në kompani, atë të Sam Altman, Mira Muratit dhe Greg Brockman. Në video u montuan fytyrat e tre udhëheqësve të kompanisë, shkëputur nga një moment i këngëtarëve të grupit të dikurshëm të famshëm Destiny’s Child. /Telegrafi/