LAJMI I FUNDIT:

Vjen për pushime në Kosovë, zvicerania grabitet nga një shok i saj – për ngjarjen shkruajnë edhe mediat zvicerane

Vjen për pushime në Kosovë, zvicerania grabitet nga një shok i saj – për ngjarjen shkruajnë edhe mediat zvicerane
Isa F. u grabit. Pastaj i erdhi në ndihmë oficeri i policisë Blerim Kuqi (djathtas).

Zvicerania Isa F. u grabit gjatë pushimeve të saj në Kosovë. Fajtori: shoku i saj kosovar. Por pastaj një oficer policie ndihmoi gruan e dëshpëruar në nevojë dhe i bëri vend në shtëpinë e tij.

Kështu e fillon shkrimin mediumi zviceran, Blick.ch, sipas të cilit, Isa F. (emër i ndryshuar) përjetoi tmerrin e pastër në Kosovë, përcjell Telegrafi.


Siç shkruan ky medium, duke u thirrur në një raportim të mediumit lokal “Suharekonline”, gruaja zvicerane u grabit nga shoku i saj kosovar në qytetin e Suharekës dhe mbeti në këmbë në mes të rrugës.

Dhe sipas Blick,ch, polici u tregua shembull, duke e strehuar në familjen e tij shtetasen zvicerane, pasi që i ishin vjedhur parat dhe dokumentet.

Polici nga Suhareka që u bë lajm në mediat zvicerane për humanizmin e tij: Kosova ka njerëz të mirë dhe polici efikase
Lexo po ashtu Polici nga Suhareka që u bë lajm në mediat zvicerane për humanizmin e tij: Kosova ka njerëz të mirë dhe polici efikase

Ndryshe, siç kishte raportuar SuharekaOnline, të martën rreth orës 11:30, ankuesi femër, shtetase zvicerane ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ia ka marrë një telefon Samsung S8, një IPHONE 8 dhe 3000 franga zvicerane dhe ishte larguar në drejtim të panjohur me një automjet BMW – ngjyrë hiri me targa vendore.

I kontaktuar nga mediumi lokal, komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, ka treguar se shtetasja zvicerane ishte në lidhje me një qytetar nga Komuna e Vushtrrisë i cili me një grup të organizuar ka plaçkitur shtetasen duke i marr dy telefona, para të gatshme, dokumentet dhe gjithçka që ajo kishte.

Pastaj e njëjta ka mbetur në rrugë, një shembull të mirë ka treguar polici Blerim Kuqi, i cili e ka strehuar në familjen e vet, duke mos e lënë në rrugë shtetasen zvicerane.

Ndërsa në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë më pastaj në orët e vona edhe i dyshuari tjetër i cili kishte tentuar të largohej nga Kosova.

Po sipas mediumit në fjalë, gjësendet e shtetases zvicerane janë gjetur dhe i janë kthyer, ndërsa e njëjta është pajisur me dokumentacion të ri në ambasadën zvicerane, për të udhëtuar në Zvicër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori