LAJMI I FUNDIT:

VJEN NJË KOHË

VJEN NJË KOHË

Teksti dhe muzika: Robert Hunter dhe Jerry Garcia (Grateful Dead)
Përktheu: Fadil Bajraj

Vjen një kohë
Kur qorri të kap për dore
E të thotë, “A s’po sheh?”
Disi do t’ia dalim
Me ëndrrat që ende i thurr
Mos heq dorë prej tyre
E ke një kupë bosh
Që sall dashuria mund ta mbush


Kam ecur tërë mëngjesin
Edhe gjithë natën e lume
S’mund të shoh dallim të madh
Midis territ dhe dritës
Dhe po e ndiej erën
Dhe po e shijoj shiun
Kurrë në mendjen time
S’kanë shkaktuar kaq shumë dhembje

Nga dita në ditë
Shpirtin ta han
Ke shkuar bukur larg
Nga ajo që e ndien përbrenda
S’mund ta lirosh
Ngase ke frikë të mos biesh
Ama mund të vijë dita
Kur asgjë të mos mund të ndiesh

Fjalët rrjedhin
Si një përrua i tërbuar
E dëgjon veten tek flet për gjëra
Që kurrë as ndërmend s’të kanë shkuar
Kur të qetësohesh
Do ta gjesh fillin e mendimit
Ke shumë çka për të thënë
Pas të cilave duhet të qëndrosh

Vjen një kohë
Kur qorri të kap për dore
E të thotë, “A s’po sheh?”
Disi do t’ia dalim
Me ëndrrat që ende i thur
Mos heq dorë prej tyre
E ke një kupë bosh
Që sall dashuria mund ta mbush

Në trend Kultura

Më shumë
Grave

Grave

Fjala+
Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Kulture
PËRDHUNIMI

PËRDHUNIMI

Fjala+
PËRKORJE

PËRKORJE

Poezi
SHTËPIA E RE

SHTËPIA E RE

Poezi
MBRETI I TULËS

MBRETI I TULËS

Poezi
Kalo në kategori