LAJMI I FUNDIT:

Vjen goditja e parë e fortë kundër Fethullah Gulen

Vjen goditja e parë e fortë kundër Fethullah Gulen

Gjykata Penale në qytetin Adana të Turqisë në kuadër të hetimeve kundër kultit të dhunshëm terrorist FETO, ka marrë vendimin për konfiskimin e plotë të pronës së liderit të tij Fethullah Gülen, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan e la në pritje Putinin, shihni reagimet e tij (Video)
Lexo po ashtu Erdogan e la në pritje Putinin, shihni reagimet e tij (Video)

Fethullah Gülen është i akuzuari kryesor në rastin e nisur nga prokuroria në Adana dhe ngarkohet për “tentim për shkelje të rendit kushtetues” në Turqi. Për Gülen, Omer Ekincin, Kemal Elibalin dhe për Gjemal Soncu është konstatuar se gjenden jashtë shtetit dhe nga këto arsye është lëshuar një urdhërarrest.


Meqë të akuzuarit kanë statusin e të arratisurve gjykata Penale në Adana iu është referuar nenit 278 të kodit Penal të Turqisë dhe ka marrë vendim për konfiskimin e tërë pronës së personave të lartpërmendur.

Erdogan ultimatum Amerikës
Lexo po ashtu Erdogan ultimatum Amerikës

“Me këtë vendim të akuzuarve u merret e tërë pasuria e patundshme në Turqi, si dhe mjetet e transportit, letrat me vlerë, aksionet në kompani të caktuara, ndërsa u janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gülen, respektivisht kulti i dhunshëm terrorist FETO në krye të të cilit është ai, akuzohet për tentativën e grushtit të shtetit më 15 korrik të këtij viti gjatë së cilës kanë humbur jetën mbi 230 persona dhe mbi 2000 të tjerë mbetën të plagosur.

Republika e Turqisë më herët kishte lëshuar një fletarrest për Gülenin, ka anuluar pasaportën e tij dhe i ka dërguar një kërkesë SHBA-ve për ekstradimin e tij në Turqi.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori