LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje të rënda në Podujevë, arrestohen 13 persona

Vjedhje të rënda në Podujevë, arrestohen 13 persona

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në zona të ndryshme të rajonit të Podujevës, i cili ka rezultuar me arrestimin e 13 personave, të dyshuar për vjedhje të rënda ndodhura në shtëpi, dyqane dhe vende tjera.

Sipas Policisë, ata kanë vepruar në katër grupe të cilat kanë operuar ndaras.


Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e shtëpive të të dyshuarve, ku policia ka arritur të gjej dhe konfiskoj gjësende që janë raportuar të vjedhura, të cilat iu janë kthyer pronarëve, si dhe disa dëshmi të tjera që lidhen me rastet.

Personat e dyshuar A. H, 16 vjeç, A. H, 16 vjeç, E. T, 19 vjeç, F. H, 19 vjeç, N. Z, 18 vjeç, F. K, 24 vjeç, I. T, 24 vjeç, V. H, 26 vjeç, L. H, 22 vjeç, F. B, 43 vjeç, V. H, 19 vjeç, A. Q, 21 vjeç, B. M, 19 vjeç.

Policia thotë se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë dërguar në gjykatën kompetente. /Telegrafi/