LAJMI I FUNDIT:

Një femër sulmohet fizikisht dhe i vidhet çanta

Një femër sulmohet fizikisht dhe i vidhet çanta
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar se derisa ishte duke pritur liftin në një objekt banesor, një person i dyshuar i panjohur e kishte sulmuar-goditë në abdomen dhe më pas ja kishte marr çantën e krahut në të cilën kishte pas para dhe dokumente personale.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Enver Maloku” në Fushë Kosovë, të hënën në ora 20:10.


Viktima  është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim