LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje e rëndë në Dragash, arrestohet hajni

Vjedhje e rëndë në Dragash, arrestohet hajni

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kukajan të Dragashit, më 10 shtator, njofton policia.

Pas një pune hetimore, hetues policorë të Dragashit kanë arritur që të zbardhin rrethanat e vjedhjes së rëndë në ambientet e një shtëpie të një kurbetçiu të komunitetit goran.


Në shtëpinë e të dyshuarit, po ashtu goran janë gjetur disa gjësende të vjedhura të cilat i janë kthyer pronarit e për disa të tjera që i dyshuari i ka shitur tanimë janë në fazën e kthimit të tyre sepse është identifikuar blerësi i cili ka thënë se është i gatshëm t’i kthej.

Për rezultatet e hetimit është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët në masën e arrestit policor për 48 orë ndërkaq policia ka dorëzuar kallëzimin penal në prokurori.