LAJMI I FUNDIT:

Vjedhin para në xhaminë e fshatit Ponesh, në Gjilan

Vjedhin para në xhaminë e fshatit Ponesh, në Gjilan
Foto: Ilustrim

Disa persona të panjohur me përdorim force kishin hyrë në xhaminë e fshatit ku nga kasaforta kishin vjedhur para të cilat ishin grumbulluar për personat në nevojë.

Sipas raportit të policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:00 në fshatin Ponesh, në Gjilan.


Siç thuhet në raport, ne vendin e ngjarjes ka dal policia.

“Është raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin hyrë në Xhaminë e fshatit ku nga kasaforta kishin vjedhur paratë të cilat ishin grumbulluar për personat në nevojë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/