LAJMI I FUNDIT:

Vizitorët nga Shqipëria dominojnë mysafirët e hoteleve në Kosovë

Vizitorët nga Shqipëria dominojnë mysafirët e hoteleve në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2018. Në tremujorin e tretë të vitit 2018 (TM3 2018) pjesë e anketës ishin 198 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në Rajonin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 16.15%.

“Në TM3 2018, numri i vizitorëve ishte 95 244, prej tyre 29.28% ishin vendorë dhe 70.72% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 159 110, prej tyre 25.04% nga vendorët dhe 74.96% nga të huajt”, ka njoftuar ASK-ja.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 31429 vizitorë dhe 51 686 net-qëndrime.

“Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, SHBA,etj”. /Telegrafi/