Mbërritje “në vendin më të tmerrshëm të botës” – kështu e përshkruan Heiko Maas ish-kampin gjerman të shfarosjes Auzhvic-Birkenau.
Tek porta hyrëse me fjalinë cinike – “Arbeit macht frei” (puna të jep liri) – Maas u prit miqësisht nga një 92 vjeçar i mbijetuar i Auzhvicit.
Marian Turski është në Poloni si një instancë morale, një dëshmitar, i cili përshkruan nga kujtimet e veta atë që është e paimagjinueshme.
Ai e shoqëron me kënaqësi ministrin e Jashtëm gjerman gjatë kësaj vizite – thotë ai – sepse ai e vlerëson atë për një motivacion personal.
“Unë jam bërë politikan për shkak të Auzhvicit”, ka thënë dikur Maas për rrugën e ndjekur prej tij si politikan.
Të dy ecin ngadalë përmes terrenit me pluhur, përgjatë telave me gjemba, murit të vdekjes – anë a mbanë, atje ku përpara 70 vjetësh ndodhi “një deformim i pashembullt i civilizimit” – kështu e ka përshkruar një herë këtë vend kancelarja Angela Merkel.
Mbi një milionë vetë u vranë sistematikisht në Auzhvic, kryesisht hebrej europianë u bënë viktima të makinerisë së shfarosjes të organizuar në mënyrë industriale.
Marian Turski thotë se ka pasur fat.
Duke qëndruar tek binari i hyrjes në Birkenau ai i tregon politikanit socialdemokrat gjerman për çastet kyçe të tij dhe skenat, që e ndjekin atë edhe sot: kur nazistët çdo ditë i seleksionin njerëzit në “ende i vlefshëm për të jetuar” dhe “jo më i vlefshëm për të jetuar”.
Më pas i mbijetuari do t’i japë të drejtë ministrit të Jashtëm: “Kush vjen në Auzhvic ka më shumë pyetje, se sa përgjigje”.
Kështu e ndjen Maas veçanërisht pasi viziton disa blloqe të kampit bazë të Auzhvicit.
Atje ku asokohe strehoheshin të burgosurit, sot mund të shihet në detaje industria e vdekjes: male me këpucë, që u janë hequr njerëzve para vdekjes, sende personale, furça dhëmbësh, krehëra, proteza dhe flokë me tonelata, që u priteshin atyre.
“Kjo është e vështirë të përshkruhet me fjalë”, thotë Maas më pas. “Ky është vendi më i tmerrshëm i botës”.
Ministri i Jashtëm duket i tronditur, teksa largohet me delegacionin e tij nga ndërtesa e vogël me një furrë – e vetmja dhomë gazi që është ruajtur. Ai merr frymë thellë, bisedon shkurt dhe ulet në tavolinën me një libër përkujtimor para ndërtesës së veçantë.
“Ferri në Tokë – kjo ishte krijesa gjermane me emrin Auzhvic”, shkruan ai në të. Dhe më pas: “Ne na duhet ky vend, sepse përgjegjësia jonë nuk do të marrë fund kurrë”.
Udhëtimet e politikanëve gjermanë në ish-kampin e shfarosjes Auzhvic-Birkenau nuk janë të shpeshta e ato nuk janë asnjëherë rutinë.
Pas kancelarit Helmut Schmidt atë e ka vizituar edhe Helmut Kohl si kancelar.
Ndërkohë presidentët gjermanë çdo dhjetë vjet marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e çlirimit të Auzhvicit.
Në jubileun e 50 vjetorit në këtë vend ishte presidenti Roman Herzog, 60 më vonë Horst Köhler, me rastin e 70 vjetorit Joachim Gauck.
Maas si ministër i Jashtëm është një përjashtim, sepse ai nuk ka ndonjë shkas konkret, por vjen nisur nga një nevojë private.
“Këto mendime mbeten gjithmonë brenda meje”
Për këtë arsye ai bisedon pas vizitës në Auzhvic-Birkenau me të rinj në një qendër ndërkombëtare kontakti aty pranë. Atë e pret një grup të rinjsh nga Gjermania që ndjekin shkollimin profesional.
Ata marrin pjesë në një projekt për rininë në Auzhvic dhe mes tyre janë edhe disa të rinj gjermanë, që përgatiten në fushën e diplomacisë.
Një vajzë tregon për punën e saj në muzeun Auzhvic, ku ajo pastron këpucët e viktimave në ekspozitë si dhe sendet personale të tyre.
“Secili prej këtyre objekteve fsheh një dramë. Kjo është shumë prekëse”, thotë ajo.
Lukasz nga Polonia punon në pjesën e telave me gjemba, që rrethojnë territorin e ish-kampit të shfarosjes, që duhet të ripërtërihen çdo dhjetë vjet.
Ai e përfytyron se si mund të jenë ndjerë njerëzit asokohe kur kanë dashur të arratisen dhe kanë dështuar prej telave nën tension të lartë.
“Kjo më trondit”, thotë Lukasz. “Unë desha të kuptoj, se si Hitleri mundi të arrijë në pushtet”, tregon një i ri gjerman, Adrian, duke bërë të qartë, se këto mendime tani “mbeten gjithmonë brenda meje”.
Mos vallë një herë duhet t’i jepet fund këtij konfrontimi me të shkuarën – edhe kjo pyetje shtrohet gjatë diskutimit të të rinjve me ministrin e Jashtëm Maas, i cili më shumë preferon të dëgjojë të rinjtë, se sa të flasë.
“Për aq kohë sa ka njerëz, që e kanë quajtur këtë periudhë si një fragment të historisë, ne duhet të flasim për këtë dhe të kujdesemi që kujtimi të mbetet i gjallë”, mendon Niklas nga Gjermania.
Në fund diskutimi nga historia përqendrohet tek realiteti sot në Europë. Çfarë pret Maas sot nga të rinjtë, shtron pyetjen dikush: “Ata duhet të mos i nënvleftësojnë mundësitë!”
Duhet ngritur zëri më shumë kundër racizmit në jetën e përditshme, rinisë, e cila është e lidhur në rrjet përmes mediave sociale, i bëhet thirrje në këtë drejtim.
E pakonceptueshme, që racistët e populistët janë më aktivë, se sa shumica, që është për demokracinë, tha Maas.
Që demokracia nuk është e vetëkuptueshme, këtë mund “ta shohësh jo vetëm në Gjermani, por edhe në Europë, në shoqëri, në media e në parlament”, thotë diplomati.
Në sfondin e rritjes së racizmit dhe antisemitizmit së fundi në Gjermani u shtrua kërkesa për vizita të detyrueshme të nxënësve nga Gjermania në ish-kampet e përqendrimit.
Kur ministri i Jashtëm gjerman në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun e tij polak Jacek Czaputowicz u pyet, për këtë, ai tha se hedh poshtë këtë ide.
“Unë jam shumë dakord që Auzhvici mundësisht të vizitohet nga sa më shumë njerëz. Por vendimi për një gjë të tillë duhet të merret në mënyrë autonome nga individi, thotë ministri.
Nëse kjo do të funksionojë edhe pas 10 – 20 vjetësh? “kush i mbyll sytë ndaj asaj që ka ndodhur, rrezikon që e shkuara të përsëritet! E ardhmja ka nevojë për kujtimin!”, shkruan Heiko Maas spontanisht në librin e mbresave të vizitorëve. Kjo tingëllon paksa sikur ai nuk parandjen vetëm mirë. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert