LAJMI I FUNDIT:

Bllokohen disa segmente rrugore për tri ditë, për herë të parë në Kosovë mbahet Forumi i grave për paqe dhe siguri

Bllokohen disa segmente rrugore për tri ditë, për herë të parë në Kosovë mbahet Forumi i grave për paqe dhe siguri
Foto: Arkiv/Ilustrim

Nga data 21 deri 23 tetor 2022, me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, organizohet edicioni i parë i Forumit të grave për paqe dhe siguri në Republikën e Kosovës.

E Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media bën të ditur se për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij evenimenti janë parapare planifikime operacionale, duke filluar nga 21 tetor 2022, prej kur pritet të vijnë personalitete nga vende të ndryshme si dhe me datë 22 tetor ku mbahet evenimenti  kryesor, e deri në përfundim me datë 23 tetor 2022.


“Përgjatë këtyre dy-tri ditëve, mund të ketë qarkullim më të intensifikuar të pjesëmarrësve dhe automjeteve në lokacione të caktuara dhe njoftojmë opinionin se mund të ketë bllokim të përkohshëm të disa rrugëve, prandaj për të mundësuar qarkullim dhe riorientim në trafik do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.

Policia e Kosovës me këtë rast kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, edhe për sot Policia njoftoi për bllokimin e disa segmenteve rrugore, pasi sot në Republikën e Kosovës do të vijë për vizitë disa ditore presidenti i Republikës së Maltës, George Vella, së bashku me një delegacion shoqërues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori