Vizatoi organin gjenital në një mur të shekullit të 15-të nën mbrojtjen e UNESCO-s, nervozohen peruanët

Një i burrë ka kryer krim duke vizatuar organin gjenital (mashkullor) në një mur në një qytet shekullor peruan të njohur nga UNESCO si Vend i Trashëgimisë Botërore.
Burri u filmua ndërsa spërkati ngjyrë në një nga muret origjinale të Chan Chan, një qytet para-kolumbian 500 kilometra në veri të Limës që vizitohet nga mijëra njerëz në muaj, transmeton Telegrafi.
Ministria e Kulturës e Perusë tha se fajtori tregoi "një mungesë respekti të rëndë ndaj historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore, si dhe një shkelje të rregulloreve që mbrojnë vendet e trashëgimisë arkeologjike".
Disa peruanë vunë në dyshim se si ai arriti ta dëmtonte murin pa u kundërshtuar, ndërsa të tjerë thanë se ishin të zhgënjyer që vendi nuk ishte i mbrojtur më mirë.
Videoja e incidentit u shpërnda gjerësisht në mediat sociale. Fajtori mund të përballet me deri në gjashtë vjet burg nëse kapet.
Chan Chan ishte kryeqyteti i mbretërisë Chimú përpara se të binte në duart e Inkasve në shekullin e 15-të, dhe mbetet një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike të Perusë.
Unesco e përshkruan atë si qytetin më të madh në Amerikën para-kolumbiane, që shtrihet për kilometra të tëra dhe ndahet në disa "citadele" nga mure të trasha.
Sulmi me bojë vjen vetëm disa muaj pasi një burrë e copëtoi Gurin me 12 Kënde, një artefakt i famshëm inkas në qytetin e Cuscos. /Telegrafi/







































