LAJMI I FUNDIT:

Vivo lanson telefonin Nex 3 me kamerë 64MP dhe ekran gati pa korniza

Vivo lanson telefonin Nex 3 me kamerë 64MP dhe ekran gati pa korniza

Telefonat fillestar NEX të Vivo ishin pajisje mjaft inovative, duke qenë ndër të parët që prezantuan një sensor të gjurmëve të gishtërinjve dhe një kamerë selfie të motorizuar. 


Tani, kompania ka zbuluar përfundimisht pasardhësin e tyre, NEX 3, që është i dallueshëm për ekranin e tij “ujëvarë” që shkon deri në skajet e telefonit.

Ekrani është një panel 6.89 inç 1080p AMOLED dhe shkon aq shumë në skaje sa nuk ka vend për pulla fizike. 

Në vend të kësaj, Vivo është duke përdorur diçka të quajtur TouchSense, e cila, e çiftëzuar me një sistem reagimi haptik, do të simulojë shtypjen e butonave të fuqisë dhe volumit. 

Një tjetër veçanti e telefonit është konfigurimi i kamerave trefishe në anën e pasme, i cili përfshin një aparat fotografik kryesor 64MP, një nga telefonët e parë në treg që e bën këtë. 

Dy aparatet e tjera  janë 13 MP secila, një me një pamje ultra të gjerë dhe një tjetër është një lente telefoto.

Përveç kësaj, telefoni përfshin specifika tipike premium, duke përfshirë procesorin Snapdragon 855 Plus të Qualcomm, 8 GB RAM, një bateri 4,500mAh me mbushje të shpejtë. 

Magazina është 128 GB për modelin 4G dhe 256 GB për variantin 5G. 

Sigurisht, pajisja gjithashtu përfshin një sensor gjurmë gishtash nën ekran.

Telefonat e rinj tani janë në dispozicion të porositjes në Kinë, duke kushtuar afërsisht 707 dollarë për modelin 4G dhe për modelin 5G afërsisht 806 dollarë. 

Një variant i modelit 5G me 12 GB RAM do të dalë në shitje më vonë për 877 dollarë. 

Për momentin nuk dihet nëse dhe kur do të vijnë në tregjet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori