LAJMI I FUNDIT:

Vitin që vjen, Apple mund ta lansojë një telefon të ngjashëm me iPhone 8

Vitin që vjen, Apple mund ta lansojë një telefon të ngjashëm me iPhone 8

Dashamirësit e telefonave të zgjuar që kanë formate më të vogla, do t’i gëzohen faktit që Apple po konsideron ta lansojë një iPhone me ekran 4.7 inç.

Economic Daily News raporton se, në mars të vitit që vjen, mund të lansohet telefoni i ngjashëm me iPhone 8, që ka të njëjta përmasa, transmeton Telegrafi.


Gjithnjë sipas raportit, ideja prapa këtij iPhone, është të ndërtohet një telefon i ri me teknologji të vjetër, për ta ofruar me çmim më të lirë, për ta bërë sa më atraktiv për klientët.

Pritet që ta ketë procesorin Apple A13, një kamerë të pasme dhe të fillojë nga 128GB. Në pjesën e jashtme, do të ketë dizajnin e njëjtë me iPhone 8, përfshirë edhe butonin startues dhe kornizën e madhe metalike.

Çmimi i telefonit do të jetë 649 dollarë – derisa iPhone 8 me 64GB, kushton 599 dollarë. Me zgjerimine prodhimit, Apple po krijon gjithnjë e më shumë edhe telefona të lirë.

Krahas iPhone XS dhe XS Max, e ka krijuar edhe iPhone XR që është shumë më i lirë, andaj rikthimi iPhone 8 që është lansuar para një viti e gjysmë, nuk është befasi shumë e madhe. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori