Vitin e kaluar në Maqedoni më shumë janë kontrabanduar lëndë narkotike, ilaçe, armë dhe para
Një ton marihuanë ka sekuestruar vitin e kaluar dogana në 16 aksione për parandalimin e kontrabandimi me narkotikë. Në aksionet sipas raportit të Drejtorisë së Doganave për punën gjatë vitit të kaluar, janë sekuestruar rreth tre kilogramë kokainë, heroinë dhe narkotikë tjerë.
“Mënyrat e fshehjes dhe mbulimit të mallit ilegal dhe të ndaluar po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara, më të sofistikuara. Për identifikimin dhe zbulimin e rasteve të tilla dhe orientimin adekuat të resurseve dhe aktiviteteve tona për shkatërrimin e tyre gjithmonë shfrytëzojmë të dhëna dhe informacione të shërbimit të zbulimit nga analiza e zbatuar për rrezik. Që të kemi siguri më të madhe në kufij punojmë në mënyrë permanente në përmirësimin e metodave dhe shkathtësive në bazë të analizës së rrezikut”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Krahas narkotikëve, në vitin 2018 janë ndaluar 13 tentime të kontrabandimi të 41.786 copë ilaçe dhe pajisje ndihmëse. Sipas të dhënave janë kontrabanduar tableta, insulinë në formë stilografi, krem, kapsolla, ampula, anestezi, instrumente dhe materiale stomatologjike.
Janë ndaluar 40 tentime për kontrabandim me cigare me ç’rast doganierët kanë zbuluar 345.042 copë cigare dhe prodhime tjera duhani. Pastaj gjashtë tentime për kontrabandim të nëntë kilogramë argjend në granula dhe mbi dy kilogramë stoli ari. Janë kontrabanduar edhe ushqim dhe pije.
Edhe prodhime luksoze janë gjetur në listën e kontrabandistëve. Dogana ka zbuluar rreth 5.000 copë veshje luksoze, aksesor mode dhe kozmetikë, janë zbuluar parfume, syze për diell,orë…
Qytetarët kanë tentuar ilegalisht të kontrabandojnë 308.730 euro, 31.500 dollarë, 32.300 frangë zviceran dhe 13.000 funta britanik që janë zbuluar nga doganat në 32 tentime./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDeklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri