LAJMI I FUNDIT:

Vitin e kaluar “Megjashi” në Maqedoni regjistroi 329 thirrje për shkeljen e të drejtave të fëmijëve

Vitin e kaluar “Megjashi” në Maqedoni regjistroi 329 thirrje për shkeljen e të drejtave të fëmijëve

Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjash”i vitin e kaluar regjistroi thirrjen e 329 personave të cilët janë drejtuar për ndihmë gjatë shkeljes së të drejtave të fëmijëve, ndërsa në të cilat janë përfshirë 450 fëmijë. Krahasuar me vitin 2020 kur kishte 240 raste, ka rritje për rreth 40 për qind, informuan sot nga Megjashi në prezantimin e Raportit për punën e vitit 2021.

Ata sot e promovuan ueb platformën e re Alo Bushavko, të qasshme në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze, ndërsa në të cilën fëmijët dhe të rinjtë mund t’i paraqesin problemet e tyre përmes thirrjes direkte dhe dërgimit të porosive.


Sipas raportit të “Megjashi”-t, shkeljet më të shpeshta në të drejtat e fëmijëve janë në kategorinë e marrëdhënieve familjare, për kujdesin e prindërit të dytë gjatë procedurës së divorcit, mosrespektim i vendimit të qendrave për punë sociale, dhe gjithçka që është e lidhur në marrëdhëniet e prishura të mëparshme martesore, përgjegjësitë dhe obligimet e pamjaftueshme funksionale prindërore, shkelja e të drejtave të fëmijëve është qasja e fëmijëve në institucione.

Jordanka Çerepnalkova-Trajkoska, udhëheqëse e sektorit programues në APFB Megjashi theksoi se rreth 90 për qind e thirrjeve vijnë nga mjediset urbane dhe më së shumti thirrje janë nga përkatësia etnike maqedonase.

Sipas Dragi Zmijanac, kryetar dhe themelues i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë Megjashi, kjo tregon në faktin se nevojitet rregullim më i mirë dhe më cilësor i institucioneve kompetente me qëllim që të parandalohen traumat dhe shkelja e të drejtave të fëmijës. Ai tha se kanë pasur edhe raste të fëmijëve të grabitur nga ana e njërit prind.

Alo Bushavko, më parë e njohur si SOS telefoni për fëmijë dhe të rinj në suaza të Ambasadës së parë të fëmijëve “Megjashi” të formuar në vitin 1993, është telefoni i parë për fëmijët dhe të rinjtë në shtetin tonë. Alo Bushavko pranë “Megjashi”-t, është vendi ku fëmijët dhe të rinjtë mund të bisedojnë për ndjenjat e tyre, problemet, situata të cilat nuk i kuptojnë, të paraqesin shkelje të ndonjë të drejte të tyre ose të informohen për të drejtat e tyre. Qëllimi i SOS linjës është të mbrohen të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve dhe të jepet mbështetje psikologjike përmes bisedës.