LAJMI I FUNDIT:

Vitin e ardhshëm organizohet Forumi Ekonomik Kosovë-Japoni

Vitin e ardhshëm organizohet Forumi Ekonomik Kosovë-Japoni

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadorin jo-rezident të Japonisë në vendin tonë Kiyoshi Koinuma, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Në një komunikatë për media thuhet se në takim vëmendje e posaçme i është kushtuar avancimit të marrëdhënieve reciproke në mes dy vendeve.


Për qëllimin e njëjtë, kryediplomati kosovar, Pacolli dhe ambasadori japonez, Koinuma kanë diskutuar në lidhje me organizimin e ceremonisë për shënimin e dhjetë vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve në fillim të vitit të ardhshëm dhe organizimin e një Forumi Ekonomik në mes dy vendeve, që pritet të mbahet në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019. /Telegrafi/