LAJMI I FUNDIT:

Vitin e ardhshëm lansohet modeli i gjeneratës së tretë nga Smart (Video)

Vitin e ardhshëm lansohet modeli i gjeneratës së tretë nga Smart (Video)

Për shkak të rënies së kërkesës, për një kohë të gjatë nuk kemi pasur veturë të re nga Smart. Por, gjenerata e tretë që lansohet më 2017, pritet ta kthejë kërkesën e dikurshme për këtë makinë të vogël, transmeton Telegrafi.

Modeli ForTwo, që nënkupton për të dy, është shumë i çuditshëm, megjithëse i punuar me një kreativitet të lartë.

Automobili urban do të kenë nivel të lartë të teknologjisë, me një ekran të madh përpara shoferit ku tregohen të gjitha të dhënat.

Komoditeti është i lartë, mënyra e lëvizjes shumë e lehtë, derisa pritet të jetë shtuar edhe siguria në masë të madhe.

Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni nga afër se si duket kjo veturë. /Telegrafi/