LAJMI I FUNDIT:

Vitin e ardhshëm fillojnë investimet e grantit amerikan

Vitin e ardhshëm fillojnë investimet e grantit amerikan

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës në dy mandate, tani koordinator nacional i fondit amerikan të Sfidave të Mijëvjeçarit, në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka treguar për destinimin e grantit prej gati 50 milionë dollarëve dedikuar Kosovës nga kjo agjenci federale amerikane si dhe afatet kohore për zbatimin e projekteve në dy fushat kryesore: efiçiencës energjetike dhe transparencën e institucioneve.

Ai ka thënë se Kosova është meritore që ka arritur të sigurojë një nga grantet më të mëdha që nga shpallja e pavarësisë.


Selimi ka bërë me dije se nga viti i ardhshëm do të fillojnë investimet konkrete të grantit amerikan që sjellin edhe vende të reja të punës.

“Para së gjithash, ky është një lajm i mirë i Kosovës që i sjell shtetit tonë një burim të freskët dhe shumë kredibil të investimeve. Janë tri gjëra që duhen përmendur me këtë rast: këto mjete nuk janë kredi dhe nuk janë hua që duhen kthyer, por grant që sigurohet nga mjetet e kontrolluara nga Kongresi Amerikan. E dyta, këto mjete nuk do të shkojnë në buxhetin e Kosovës, por do të implementohen nga një entitet i pavarur i cili do të ketë mbikëqyrje nga Qeveria amerikane dhe do të ketë linja të qarta programatike. E treta, Kosova ka siguruar këto mjete falë progresit në shumë indikatorë. MCC ka dy lloj të programeve, por të dyja janë të kushtëzuara me progres, prandaj edhe ky fond investiv shtetëror amerikan e ka shumë të kufizuar numrin e shteteve ku investon. Kosova është meritore që ka arritur të sigurojë një nga grantet më të mëdha që nga shpallja e pavarësisë, që është lajm i mirë në vigjilje të dhjetëvjetorit të Deklaratës së Pavarësisë”, tha ai.