LAJMI I FUNDIT:

Vitin e ardhshëm autostradat e Kosovës me pagesë (Video)

Vitin e ardhshëm autostradat e Kosovës me pagesë (Video)

Pas aplikimit të taksës për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, nga ana e Shqipërisë edhe Qeveria e Kosovës, është duke menduar një taksë të tillë që ta aplikojë nga viti 2019.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë që vitin e ardhshëm të fillojë aplikimi i taksës rrugore për autostradat e Kosovës, edhe pse ende nuk dihet se cili do të jetë shuma e tarifës për kalim.


Lekaj duke kritikuar Shqipërinë për tarifat e larta që i ka vendosur për kalim në Rrugën e Kombit, tha se çmimet për shfrytëzim të autostradave në Kosovë, do të jenë të arsyeshme dhe nuk do ta rëndojnë shumë xhepin e qytetarëve.

“Jemi duke kryer fizibilitetin do të jemi të kujdesshëm rreth çmimit, çdo kund paguhet, por ne nuk do të ngutemi, edhe nëse fillohet vitin e ardhshëm, do jetë një shumë simbolike vetëm sa për t’iu thënë qytetarëve që duhet të paguhet shfrytëzimin e autostradave. Nuk do të shkojmë sikur Shqipëria me një çmim shumë të lartë të papërballueshëm për xhepin e qytetarëve”, ka thënë Lekaj.

Taksa për kalim në Rrugën e Kombit, kundër "bashkimit ekonomik" Kosovë-Shqipëri (Video)
Lexo po ashtu Taksa për kalim në Rrugën e Kombit, kundër "bashkimit ekonomik" Kosovë-Shqipëri (Video)

Ndryshe, nga data 17 shtator ka nisur të zbatohet vendimi i autoriteteve të Shqipërisë për aplikimin e taksës rrugore për kalim në Rrugë e Kombit, ku çdo qytetar i cili do të kalojë andej pari do të paguajë tarifën prej 5 euro për çdo kalim me veturë, autobusët 10 euro dhe kamionët 22 euro. /Telegrafi/