LAJMI I FUNDIT:

Vitia thotë se pajisja për diagnostikimin e kancerit arrin në shkurt: Kosova vendi i parë në Ballkan që pajiset me PET

Vitia thotë se pajisja për diagnostikimin e kancerit arrin në shkurt: Kosova vendi i parë në Ballkan që pajiset me PET

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi të mërkurën se pajisja PET, aparaturë që përdoret për diagnostikimin e kancerit por edhe të disa sëmundjeve të tjera, do të arrijë në Kosovë në muajin shkurt.

Ai në një konferencë për media, tha se nuk mund ta tregojë datën e saktë, pasi Presidenca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë donatorë të këtij donacioni.


Vitia tutje bëri të ditur se në javën e parë të shkurtit përfundojnë të gjitha përgatitjet teknike për vendosjen e pajisjes PET brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Është duke vazhduar trajnimi, pavarësisht që një pjesë e mjekëve ka qenë të trajnuar edhe më herët, por edhe pas ardhjes së PET Scan-it do të jetë një trajnim i vazhdueshëm dhe jam jashtëzakonisht i lumtur sepse kjo e bën Kosovën në mos gaboj vendin e parë në Ballkan që në sistemin publik ka PET Scan”.

“Ky është një lajm i mirë që qytetarët e Republikës së Kosovës kanë harxhuar shumë mjete dhe kohë në udhëtime për diagnostikim sidomos në Turqi dhe vende të tjera”, u shpreh ministri.

Aparatura PET

Ai tha se me ardhjen e kësaj aparature në Kosovë, qytetarët do të kursejnë mjete dhe kohë. Po ashtu, theksoi se saktësia e diagonistikimit të shumë patologjive përmes pajisjes PET është shumë e lartë.

Vitia tutje tregoi se këtë vit do të investohen 7 milionë euro në Sistemin Informativ Shëndetësor.

Sipas shpjegoi ai, studimi i fizibilitetit për Sistemin Informativ Shëndetësor ndahet në tri pjesë, ku pjesa e parë është viti 2024 e që janë këto 7 milionë euro.

“Pjesa e parë e që është viti 2024 janë këto 7 milionë euro, në të cilat, përveç në disa pjesëve harduerike të cilat duhet patjetër në implementimin e SISh-it, zgjerimit të rrjetit qeveritar, deri te ambulanta e fundit në secilin cep të Kosovës, janë edhe disa produkte të tjera që e vendosin bazën për Sistemin Informativ Shëndetësor, e cila pastaj do të jetë e mjaftueshme për të kaluar në krijimin e sistemit dhe si parakusht për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, tha Vitia.

Më tej, ai tha se si projekt, Sistemi Informativ Shëndetësor kushton shumë më shumë, bile sipas tij, në fazën finale, nga viti 2027 deri në vitin 2031, parashihet të ketë edhe potencial të investimeve deri në inteligjencë artificiale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori