LAJMI I FUNDIT:

Vitia publikon pamje nga renovimi në Kardiokirurgji: Është ulur lista e pritjes për pacientët nga 1 vit në 3 muaj

Vitia publikon pamje nga renovimi në Kardiokirurgji: Është ulur lista e pritjes për pacientët nga 1 vit në 3 muaj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka publikuar të mërkurën disa pamje nga renovimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë, e cila ka thënë se është duke u transformuar.

Vitia po ashtu ka bërë të ditur se lista e pritjes për pacientët është ulur nga 1 vit në 3 muaj.


“Aktualisht po punohet në renovimin e riorganizimin e klinikës në tërësi. Në mjekimin intensiv të klinikës u rrit numri nga 4 në 10 shtretër”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ai më tej ka thënë se dhomat për infeksione të rënda po izolohen sipas standardeve evropiane.

“Sallat e operimit janë në proces të renovimit e riorganizimit në përputhje me nevojat dhe standardet kardiokirurgjike. Numri i shtretërve në repart është rritur. Klinika do ta ketë depon për barna, hapësirën për materiale kirurgjike, arkivin dhe dhoma për personelin shëndetësor”.

Vitia ka shtuar se janë duke u riorganizuar sporteli edhe po bëhen nyje sanitare të reja.

“Çdo ditë punë të reja për transformimin e plotë klinikë për klinikë”, ka përfunduar ministri. /Telegrafi/