LAJMI I FUNDIT:

Vitia: Prioritet ynë, shëndeti i nënës dhe fëmijës – shërbime të reja dhe investime infrastrukturore në Gjinekologji

Vitia: Prioritet ynë, shëndeti i nënës dhe fëmijës – shërbime të reja dhe investime infrastrukturore në Gjinekologji

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi, vizituan Klinikën e Gjinekologjisë ku u pritën nga drejtori i kësaj klinike, dr. Zef Ndrejaj dhe stafi i profesionistëve shëndetësor.

Vitia tha se bosht i prioritetit në shëndetësi do të jetë shëndeti i nënës dhe fëmijës.


“Në këtë drejtim, pas ndërtimit të Klinikes së Pediatrisë, është parë si i domosdoshëm intervenimi në Klinikën e Gjinekologjisë ku marrin shërbime dhe sjellin në jetë shumë foshnje gratë dhe vajzat tona. Ato meritojnë kushte të dinjitetshme dhe për këtë arsye që nga fillimi Klinika e Gjinekologjisë është prioritet i investimeve.

Tutje Vitia njoftoi të pranishmit se do të fillojnë investimet në infrastrukturë dhe në përmirësimin e kushteve për pacientet në Klinikën e Gjinekologjisë.

Gjithashtu, edhe sa i përket Fekondimit të Asistuar Mjekësor (FAM), ai i njoftoi se procedurat janë në finalizim në mënyrë që ky shërbim të ofrohet deri në fund të vitit. Ndërsa, veçoi edhe projektin e “Mjekësisë Fetale”.

“Ju përgëzoj për punën e jashtëzakonshme që është bërë në këto kushte. Tani e tutje, me trajnimet, donacionet dhe investimet që do t’i bëjmë edhe ne si MSh por edhe ShSKUK, njësia e Mjekësisë Fetale si pjesë shumë e rëndësishme për shëndetin e nënës dhe fëmijës do te jetë në një stad tjetër. Kjo do të ndikoj dukshëm në detektimin e hershëm të patologjive të ndryshme te foshnjat gjatë periudhës së shtatzënisë së nënës”, tha ministri.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Dr. Zef Ndrejaj e informoi ministrin Vitia se në Klinikën e Gjinekologjisë, kanë arritur dy (2) pajisje mjekësore, ultratinguj në vlerë të rreth 150 mijë euro, donacion nga “Fondi për Mjekësi Fetale” me seli në Londër.

Ministri i falënderoi për këtë investim si dhe për gatishmërinë që në të ardhmen të financojnë edhe rregullimin e infrastrukturës në pjesën ku do të themelohet njësia e “Mjekësisë Fetale”.

Ky program u bë i mundur pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me Zyrën Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë dhe Fondacionin për “Programin e Mjekësisë Fetale për periudhën 2022 – 2025”.

Përgjatë kësaj kohe janë zhvilluar trajnimet praktike në baza ditore në kuadër të programit njëvjeçar në Obstetrikë – Ekografi dhe Mjekësi Fetale si subspecializim apo profil i ngushtë. Respektivisht, janë organizuar trajnimet për rastet kur një grua ose foshnja e pa lindur mund të kërkojë kujdes të specializuar për të arritur rezultate më të mira për shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori